Lajme

Aksident i rëndë në Ferizaj, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 17 November 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesin e së enjtes në magjistralen Ferizaj-Gjilan, më saktësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt ku si pasojë janë lënduar dy persona, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 07:00 në rrugën magjistrale Ferizaj- Gjilan, më saktësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe  dy automjete të parkuara. Deri te aksidenti i komunikacionit dyshohet të ketë ardhur kur një automjet i udhëtarëve po qarkullonte nga Ferizaj në drejtim të Gjilanit dhe në fshatin Sojevë, shoferi humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe del jashtë rruge, ku i godet dy automjete që ishin të parkuara. Veç dëmeve të shkaktuara materiale lëndime të lehta trupore pësojë dy persona të cilët dërgohen për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka deklaruar Veseli për Infokus.

-Advertisement-

Po ashtu ai ka bërë të ditur se në vendin e aksidentit kanë dalë Njësia e Hetimeve të Aksidente e cila po e heton rastin./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera