Lajme

Aksident i rëndë në Drenas, humb jetën një grua

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 28 January 2020

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Koreticë të Drenasit ku si pasojë një grua e ka humbur jetën, shkruan gazeta inFokus.

Një veturë e ka goditur këmbësoren e cila ndërroi jetë pasi arriti në spital.

Rastin për gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

-Advertisement-

Krasniqi tha se aksidenti ka ndodhur në ora 18:10, ndërsa viktima ka ndërruar jetë në spital në orën 20:05.

“Sot më 28.01.2020, në ora 18:10, në fshatin Koreticë Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku. Një veturë ka goditur një këmbësore. E aksidentuara është sjellë në QKUK, e njëjta rreth orës 20:05, ka ndërruar jetë”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera