Lajme

Aksident i rëndë në Dollc, krijohen kolona të mëdha

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 23 April 2021

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në mes një veture dhe një kamioni në Dollc të Klinës.

Gazeta ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit, në këtë aks rrugor janë krijuar kolona të gjata të veturave.

-Advertisement-

Mësohet se një person i cili gjendej në veturë është dërguar për trajtim mjekësor me autoambulancë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor dhe po merret me rastin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera