Fokus

Aksident i rëndë në Çagllavicë, makina përfundon në furrë të bukës

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 14 August 2023

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orën 03:30 në Cagllavicë, ku një veturë ka përfunduar në një furrë buke, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se në këtë aksident janë lënduar tre persona.

Ajo po ashtu tregoi se dëme materiale kanë ndodhur edhe në 3 lokale.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet, ngasësi i së cilës ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në tri lokale”, ka deklaruar Ahmeti për Infokus.

Ndryshe me rastin po merret njësiti i trafikut./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera