Lajme

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 16 August 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tre vetura.

-Advertisement-

“Në ora 14:25, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë në segmentin Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore relevante janë marrë me aksidentin”, tha Krasniqi për Infokus./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera