Lajme

Aksident i rëndë mes një veture dhe një kamioni në rrugën Prishtinë-Pejë, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 01 November 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Vragoli, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konifirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovë, Baki Kelani.

Ai tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura e ku si pasojë kanë pësyuar lëndime edhe dy persona.

-Advertisement-

“Në ora 14:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë dy automjete ( një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, ka deklaruar Kelani për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera