Sport

Aksident i rëndë me makinë, ndërronë jetë futbollisti i ri i Luftëtarit

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 14 December 2019

Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen e njohur si “Blloku i furrave”, rruga nacionale Gjirokastër – Kakavijë i ka marre jetën një te riu.

Policia konfirmoi se viktime mbeti drejtuesi i mjetit. Ai është identifikuar si Myftar Xhebro, nga Nivica e Tepelenes. Xhebro ishte pjesë e të rinjve të Luftëtarit, teksa ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Korespondentja e Panorama bën me dije se në vendngjarje kanë mbërritur 3 autoambulanca, ndërkohë që i riu nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve. Si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë, në sfidën mes Laçit dhe Luftëtarit do të mbahet 1 minutë heshtje në nder të futbollistit të të rinjve të Luftëtarit që humbi jetën nga aksidenti.

-Advertisement-

Panorama” mëson se adoleshenti ishte duke udhëtuar me 200 km./h dhe ishte i apasionuar pas garave me makinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera