Lajme

Aksident i rëndë , makina përplas për vdekje 25 vjeçaren

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 08 February 2021

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Institutit në Tiranë.

Makina me drejtues E.B., ka aksidentuar për vdekje këmbësoren 25 vjeçare A.A..

25 vjeçarja ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

-Advertisement-

“Më datë 08.02.2021, rreth orës 07:15, në Institutit, mjeti me drejtues shtetasin E. B, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. A., 25 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, njofton policia.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, shkruan Ora News.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera