Lajme

Aksident me fatalitet në autostradën Vërmicë-Prizren

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 05 September 2017

Një person ka humbur jetën dje në orët e para të mëngjesit pasi është goditur nga një veturë në autostradën Vërmicë-Prizren.

Sipas policisë së Kosovës viktima ishte duke kaluar rrugën në momentin e aksidentit, shkruan infokusi.com

Në vend të ngjarjes ka dal njësiti i ndihmës së shpejtë të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete, ndërsa një pasagjerë i veturës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për  obduksion, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.  /INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera