AKSH kërcënon Hashim Thaçin (VIDEO)
Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 13 September 2018
Një grup i armatosur, që prezantohet si Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), përmes një videoje të vendosur në internetit kërkon nga Qeveria e Kosovës të mos bëjë “tregti” me territoret.
Në xhirim shihen pesë meshkuj të maskuar, të veshur me të zeza, me simbole shqiptare. Tre qëndrojnë me pushkë, i katërti mban flamur, ndërsa i pesti shqipton tekstin në gjuhën shqipe. Videon e ka vënë në Twitter gazetari holandez Vincent Triest, i cili punon në Shqipëri dhe i cili tekstin e ka përkthyer në anglishte, transmeton Koha.net raportimin e mediave serbe.
“Kërkojmë nga politikanët të ndërpresin shitjen ose tregtimin e territoreve për interesa të tyre. Duhet t’i bëjmë [presion politik dhe ekonomik Greqisë që të tërheq Ligjin e luftës (me Shqipërinë). Duhet të dëbojmë drejtpërdrejt krerët e Kishës Ortodokse Shqiptare (grekë). Duhet drejtpërdrejt të ndalim bisedimet për tregtimin e territoreve të Mitrovicës veriore dhe Luginës së Preshevës”, ka thënë njëri nga anëtarët e armatosur dhe i maskuar.
Në disa postime të mëvonshme gazetari Trieste ka sqaruar se bëhet fjalë për një grup minor ekstremist të cilin shumica e popullit dhe e politikanëve nuk e marrin seriozisht, por megjithatë duhet të kihet parasysh se ai ekziston dhe se lehtësisht, me një trajnim të mirë e sigurim armësh, do të mund të shndërrohet në kërcënim serioz.
Ai vë re se ky është mesazhi i parë për shkëmbim territoresh si mundësi e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, por mashkulli në këtë xhirim flet me theks të qartë në dialektin jugor të shqipes, ndërsa deri tash ekstremistët e AKSH-së kanë folur me theks kosovar, rikujtojnë mediat e Beogradit.
Të tjera
-
Abdixhiku sot në Vushtrri e shpalosë programin për arsim
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sot në Vushtrri do ta shpalosë progra...
-
Raportohet për një përleshje në Kuvendin e Serbisë
Në Kuvendin e Serbisë ka ndodhur një incident në mes deputetëve. Pas mirat...
-
Kuvendi do t’i mbajë tri seanca, në njëren diskutohet për qeverisjen e Kurtit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, do t’i mbajnë hiç më pak se tri seanca për t...
-
SBASHK-u paralajmëron protestë më 4 dhjetor
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka paralajmëruar vepri...
-
Audio-incizimi: Rilind Gërvalla implikon direkt AKI-në në skandalin e lajmit të rrejshëm kundër dy mediave kosovare
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Osmani: Shembulli i Kosovës një ndër sukseset më të mëdha në histori
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në panelin përmbyllës në F...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’
Sot Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka lansuar edhe shërbimin e Self Chec...
-
Haxhiu: Dardan Velija largoi nga puna Mehmet Tinovën, vëllanë e dëshmorit Uran Tinova
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kryeshefi në Kompaninë e Menaxhim...
-
A thua çka po bisedon Peci me Kurtin?
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në llogari...
-
FSK hap dyert për qytetarët, ju pret ta festoni Ditën e Forcës
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë ...
-
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për...
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...