Lajme

AKR: Nuk ka marrëveshje me PAN-in

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 28 August 2017

Raportimin e mediave, se koalicioni PAN ka arritur marrëveshje me Aleancën për Kosovë të Re (AKR), e ka demantuar Sekretari i partis së Pacollit, Vesel  Makolli.

Ai ka theksuar për Telegrafin se presidenti i partisë, Behgjet Pacolli së bashku me familjen e tij janë jashtë Kosovës, respektivisht në shtetin e Zvicrës.

“Nuk ka marrëveshje me PAN-in. Madje as takime nuk ka pasur në mes këtyre dy subjekteve. Ne para pak ditëve jemi takuar me Isa Mustafën, me partinë e të cilit jemi në koalicion”, ka theksuar Makolli.

-Advertisement-

Ndryshe, mediat sot kanë raportuar se është arritur marrëveshja për ndërtimin e Qeverisë në mes PAN-it dhe AKR-së, ku partia e Pacollit do të bëhej pjesë e ekzuekutivit kosovar.

Të enjten e javës që e lam pas, është mbajtur vazhdim seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, në të cilën përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj tha se nuk i kanë numrat e nevojshëm për zgjedhjen e shefit të Parlamentit, duke kërkuar ende kohë për themelimin e institucioneve të vendit. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera