Lajme

AKR: Nuk ka marrëveshje me PAN-in i qëndrojmë besnik LAA-së

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 17 August 2017

Aleanca Kosova e Re, nuk ka bërë marrëveshje për krijimin e institucioneve me koalicionin PAN dhe kjo nuk pritet të ndodhë, sipas sekretarit të përgjithshëm të Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli, i cili për KosovaPress tha se ata janë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe se do ti rrinë besnik këtij koalicioni.

Sa i përket asaj që kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli u ka dhënë afat 10 ditor Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të merren vesh për formimin e Qeverisë, Makolli thotë se e ka bërë që këto parti të bëjnë marrëveshje në letër.

Për më tepër, ai thotë se kjo ka qenë vetëm një nxitje për opozitën që të merren vesh.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai përjashton mundësinë që ndonjë deputet i AKR-së të votojë qoftë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit apo Ramush Haradinaj për kryeministër

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera