Lajme

AKR mohon mundësinë t’i bashkohet PAN-it

Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 05 July 2017

Aleanca Kosova e Re ka përjashtuar mundësinë që t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-Nisma, në çfarëdo kombinimi.

Megjithatë ka diskutime brenda këtij subjekti se deri kur mund t’i qëndrojnë “besnik” koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.

Sipas burimeve të gazetës Koha Ditore, AKR- ja mund ta braktisë koalicionin LAA, pas votimit të parë për mandatarin e Qeverisë.

-Advertisement-

“Pacolli ia ka thënë edhe LDK-së se herën e parë do të jetë me ta, pavarësisht a do të arrijë të zgjidhet Ramush Haradinaj kryeministër”, ka thënë burimi.

Mirëpo, nëse Haradinaj arrin t’i krijojë 61 numra, aq sa i duhen për t’u inauguruar kryeministër, nuk përjashtohet mundësia që AKR-ja t’i bashkohet në koalicion me PAN-in. “Kjo do të bëhej me qëllim që koalicioni të forcohet dhe të mos varet vetëm nga minoritetet”./Koha Ditore/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera