AKR ka një lajm të mirë për koalicionin PAN
Autori: Gazeta inFokus
17:28 | 21 Gusht 2017
Bllokada e formimit të institucioneve të Kosovës, e cila ka nisur që nga data 3 gusht, me seancën e papërfunduar konstituive e Kuvendit të Kosovës, mund të shkojë drejt fundit, paralajmërojnë zyrtarët e Aleancës Kosova e Re, subjekt ky politik brenda koalicionit parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën.
Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ditë më parë pati thënë se një Qeveri gjithëpërfshirëse do të ishte zgjidhje për zhbllokimin e nyjës politike për formimin e institucioneve.
Fatmir Matoshi, kryetar i Komisionit Zgjedhor në Aleancën Kosova e Re, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se në rast se subjektet politike parlamentare, përfshirë edhe partnerët me të cilët është në koalicion AKR-ja, vazhdojnë të ngecin në gjetjen e një zgjidhjeje për zhbllokimin e situatës, atëherë mundësitë e zgjidhjes do të kërkohen edhe jashtë koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën, që nënkupton me koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN.
“Mendoj se të gjitha rrugët, të gjitha mundësitë janë të hapura. Ne jemi tash para një sfide. Ne do të themelojmë institucionet, ose siç duket, do të shkojmë në zgjedhje të reja, të cilat nuk janë të mirëpritura as për faktorin ndërkombëtar e as për qytetarët e Republikës së Kosovës. Sinqerisht, nuk do të dëshironim që as LDK-ja e as Alternativa ose Lëvizja Vetëvendosje apo PAN-i, të ngulin këmbë tash dhe të qëndrojnë në pozicionet që i kanë, pra, mosbërjen e asnjë lëvizjeje për shkak të interesave të tyre partiake”.
Kuvendi i Aleancës Kosova e Re, të dielën, ka autorizuar liderin e kësaj partie, Pacollin, që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë, të shohë mundësi të gjetjes së daljes nga kriza dhe të shohë mundësi të tjera alternative jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.
Driton Selmanaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ende ekziston një marrëveshje e vlefshme parazgjedhore ndërmjet LDK-së, AKR-së dhe Alternativës, por tashmë është krijuar një situatë e re.
“Tash është një rrethanë e re, është një ngjarje e re që ka ndodhur brenda AKR-së. Në fakt, mbetet të shihet sesi do të materializohet në ditët në vijim. Por, përderisa nuk ka asgjë konkrete, ne akoma vazhdojmë t’i besojmë një marrëveshjeje, të cilën e kemi ndërtuar dhe uroj që ajo të respektohet nga të gjitha palët, deri në një situatë tjetër”.
Por, Matoshi thotë se e gjithë situata pritet të sqarohet brenda pak ditësh.
“Mendojmë që në këtë moment është më i rëndësishëm procesi dhe është më e rëndësishme Kosova, sesa interesi i një subjekti politik. Tashmë jemi shumë vonë. Unë besoj që kjo javë do të duhej të sqaronte gjithçka. Kemi mbetur shumë vonë, ne po hyjmë në shtator, ende pa institucione”, thekson Matoshi.
Në anën tjetër, Selmanaj thotë se kriza politike është shqetësim i të gjitha subjekteve politike.
“Për të dalë nga kjo krizë politike, të shkaktuar nga koalicioni i PDK-së, ne duhet të kemi një pajtim që do të dalë si rezultat i bisedimeve të brendshme që mund t’i kemi ne si koalicion, përfshirë këtu edhe Lëvizjen Vetëvendosje, në mënyrë që vendi të marrë drejtim tjetër, të kemi institucione dhe më pas të fillojmë me kryerjen e obligimeve kushtetuese”.
Kohë më parë, lideri i AKR-së, Bengjet Pacolli, ka pasur një takim me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj. Matoshi, ka thënë se pas këtij takimi, Pacolli nuk ka pasur ndonjë takim tjetër me Haradinajn dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje konkrete.

T� tjera
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
































