‘AKR-ja nuk është në bisedime me PAN-in’
Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 28 August 2017
Edhe pse anëtarët e koalicionit PAN po deklarohen se janë në bisedime për sigurimin e numrave të nevojshëm për votimin e kryetarit të Kuvendit, AKR-ja e Behgjet Pacollit e cila është parë si “opsion”, i PAN-it, po deklarohet se nuk janë në bisedime me këtë koalicion, raporton “Zeri.info”.
Një marrëveshje mes LDK-së e LVV-së e përkrah edhe AKR-ja, për të cilën kohët e fundit flitej se do t’i bashkohet PAN-it.
Vesel Makolli, sekretar i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), ka thënë për “Zërin” se AKR-ja mbështet një marrëveshje mes LDK-së e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe se pas takimit të fundit gjërat kanë lëvizur në aspektin pozitiv.
Kurse për bashkëpunim të mundshëm me koalicionin PAN ai tha se nuk janë duke biseduar.
“Me PAN-in nuk jemi në bisedime. Jemi në bisedime me koalicionin ku jemi. Patëm një takim mes Isa Mustafes dhe Albin Kurtit dhe ne si AKR jemi për t’u vazhduar këto bisedime. Mirëpo, gjërat kanë lëvizur pak në aspektin pozitiv ndërmjet LDK-së e LVV-së. Pritet që të ketë diçka, pas një takimi të tillë duket sikur i kanë tejkaluar inatet qe kishin kohët e fundit. Besoj që shumë shpejt do të rezultojë me një marrëveshje, pasi një marrëveshje e tillë do ta krijonte shumicën. Ne si AKR e përkrahim, pasi kjo ka qenë edhe ideja e z. Pacollit që ta nxisë një marrëveshje të tillë”, ka thënë ai për “Zërin”.
Të tjera
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...