Lajme

AKR dënon sulmin ndaj Arbana Xharrës

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 13 May 2017

Aleanca Kosova e Re (AKR) dënon ashpër sulmin fizik të ushtruar ndaj anëtares më të re të Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra dhe kërkon zbardhjen urgjente të rastit dhe daljes së kryerësve të sulmit para organeve të drejtësisë.

AKR konsideron se secila dhunë e ushtruar ndaj tjetrit është e pa tolerueshme e veçanërisht nëse ajo ndodh për shkak të një mendimi ndryshe apo preferencave politike të tjetrit.

AKR është e shqetësuar me dhunën brutale të ushtruar ndaj Xharrës dhe konsideron se aktet e tilla janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj parimeve dhe vlerave të demokracisë.

-Advertisement-

Një sulm i tillë është i papranueshëm dhe i dënueshëm me legjislacionin në fuqi, ftojmë organet e rendit dhe të sigurisë që urgjentisht ta zbardhin këtë akt të shëmtuar, ndërsa kryesit e këtij sulmi të dhunshëm t’i sjellin para organeve të drejtësisë sa më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera