AKP shpallë shitjen e 61 aseteve të ndërmarrjeve të likuidimit
Autori: Gazeta inFokus
16:21 | 18 November 2022
Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të merrni pjesë në shitjen përmbyllëse për vitin 2022 përmes ofertimit për prona të shumta atraktive në tërë vendin, të përfshira në Shitjen e Aseteve 61.Kjo shitje ofron një numër prej 31 asetesh atraktive në katër rajonet e Kosovës, Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjilan.
Numri më i madh i këtyre aseteve gjenden në rajonin e Prizrenit nga te cilat 17 asete janë parcela toke pyjore të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive të ndryshme, në sipërfaqe të përgjithshme duke filluar prej rreth 1 deri në 9 hektar, si dhe katër lokale afariste në komunën e Dragashit dhe një në fshatin Drajqiq. Në rajonin e Pejës ofrohen 4 asete, parcela toke pyjore në komunën e Klinës, Istogut dhe Gjakovës, me sipërfaqe të përgjithshme duke filluar prej mbi 50 ari deri në 1.2 hektar.
Në Shitjen e Aseteve 61 në rajonin e Prishtinës ofrohen për shitje dy lokale, nga të cilat një lokal afarist gjendet në Obiliq ndërsa tjetri në lagjen Dardania në qytetin e Prishtinës. Kjo shitje përfshinë edhe dy lokale tjera që gjenden në Gjilan dhe në Ferizaj, si dhe një ndërtesë administrative me tokë në fshatin Jasenovik, komuna e Novobërdës, të përshtatshme për aktivitete të biznesit.
Të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.61 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 7 Dhjetor 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.
Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Të tjera
-
Moti për javën e ardhshme me diell, shi dhe shkarkime rrufesh
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e ardhshme parash...
-
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
9 maji ishte data kur Rusia shënoi ditën e fitores. Krah presidentit rus Vlad...
-
Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump
Pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve të brendshme, administrata e Preside...
-
Bërlloku në Prishtinë – Rama akuzon “Pastrimin”, “Pastrimi” Ramën
Kanë vazhduar edhe sot telashet e kryeqytetit me bërllok, ndonëse në disa lag...
-
Gjobat nga PZAP, borxhi i mbetur i partive më shumë se gjysmë milioni euro
Më shumë se gjysmë milionë euro është totali i gjobave të papaguara nga subje...
-
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë
Alain Berset, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, ka treguar kus...
-
Ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë shkoi në koncertin e Ramë Lahajt në Seattle
Tenori Ramë Lahaj ka thënë se ishte kënaqësi e veçantë për të që mbrëmjen e f...
-
Kur ka të drejtë qiradhënësi juaj zviceran t’ju nxjerrë nga shtëpia?
Të urdhërohesh të largohesh nga apartamenti yt është makthi më i keq i çdo qi...
-
Njohësit thonë se Specialja nuk po e respekton parimin `lex mitior`
Njohësit e sistemit të drejtësisë kanë ngritur kohët e fundit shqetësimin se ...
-
Kurti nuk e ka me urgjencë, por moskonstituimi i Kuvendit e varfëron vendin
Banka Botërore tashmë ka paralajmëruar ngadalësim të zhvillimit ekonomik për ...
-
A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit
Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një...
-
Kaosin me mbeturinat, Abdixhiku e sheh si “nisje të fushatës zgjedhore”: Nuk e ndaloni LDK-në kështu
Situatën e krijuar me mbeturina në Prishtinë, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, ...