AKP nxjerr ne shitje 44 asete
Autori: Gazeta inFokus
09:51 | 31 July 2018
Të enjten bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur mbledhjen e rregullt në të cilën është shqyrtuar dhe miratuar lista e valës së shitjes së aseteve me Likuidim 41.
Në komunikatën e AKP-së thuhet se të 44 asetet janë mundësi e shkëlqyer për investitorët potencialë që kanë interesim për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.
Në këtë mbledhje u aprovuan disa qiradhënie të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.
Më poshtë mund të gjeni të plotë komunikatën e AKP-së.
“Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt me datën 25 korrik 2018 me ç’rast shqyrtoi dhe miratoi listën e valës së shitjes së aseteve me Likuidim 41, valë kjo që përfshin 44 asete atraktive në Kosovë, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për investitorët potencialë që kanë interesim për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në Kosovë. Veç kësaj, Bordi miratoi edhe Udhëzuesin e brendshëm për procedurat e parcelizimit të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore, procedurë kjo tejet e rëndësishme gjatë përgatitjes së këtyre parcelave për procesin e shitjes me privatizim/likuidim si dhe rastet tjera të transformimit të pronësisë të paraparë me Ligjin e AKP-së.
Gjatë kësaj mbledhjeje Bordi aprovoi disa qiradhënie të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në administrim direkt dhe atyre në likuidim. Në këtë mbledhje poashtu u aprovua shpërndarja e mjeteve për kreditorët të NSH-ve në likuidim: GJI058 Fabrika e Baterive, PRZ004 Sillos dhe PRZ014 Ballkan në shumën prej 1,496,135.45 €. Bordi poashtu është njoftuar që 17 Raportet përfundimtare të NSH-ve në likuidim do të dërgohen në DhPGjS dhe pas vendimit të Dhomës likuidimi i atyre ndërmarrjeve do të marr fund.
Bordi poashtu aprovoi raportin me gjithsejtë 14 raste të komisionit për shitjen e banesave në pronësi shoqërore.
Agjencia do të njoftojë me kohë palët për vendimet e marra në mbledhjen e Bordit, ndërkaq mbledhja e radhës do të mbahet me datë 30 Gusht 2018.”/inFokus.


T� tjera
-
Vuçiq: Unë e familjarët e mi prej vitesh s’mund të hyjmë në Kosovë pa lejen e Kurtit
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se prej vitesh nuk ...
-
“Iu bastis banesa dhe iu sekuestruan rreth 7 mijë euro”, krejt çka dihet deri tani për arrestimin e Astrit Haraqisë për drogë
Rreth 7 mijë euro para të gatshme janë sekuestruar gjatë bastisjes së banesës...
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...


































