AKP ndanë mbi 1 milion euro për këto ndërmarrje publike
Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 07 October 2021
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka emëruar zëvendësues të drejtorit menaxhues, të AKP-së, Avni Jasharin.
Derisa ka iniciuar proceduar për rekrutimin për pozitën e Drejtorit Menaxhues sipas Ligjit për Zyrtarët Publik, shkruan Gazeta Infokus.
Kështu ka njoftuar AKP përmes një njoftimi për media.
“Bordi gjatë këtij takimi diskutoi dhe e miratoi buxhetin e Agjencisë për vitin e ardhshëm 2022, me kursime në paga dhe mëditje sipas vendimit që mori në mbledhjen e shkuar për shkurtim të pagave dhe mëditjeve në masën 30 për qind për të gjithë të punësuarit e AKP-së”, thuhet në njoftim.
Bordi shqyrtoi dhe miratoi shpërndarje të pjesshme të fondeve për kreditorët e nëntë ndërmarrjeve shoqërore në vijim: Përparimi – Mitrovicë, KBI Agrokultura – Gjilan, pastaj për NSH Eximkos – Prishtinë, NSH Tregu – Prishtinë, NSH Ringov- Pejë, NSH Dardania – Prizren, NSH Talinovci – Ferizaj, NSH 9 Nëntori – Pejë dhe NSH Prizren Trans – Prizren.
Shuma totale e fondeve për shpërndarje është 1 milion e 168 mijë euro.
Ndërkaq miratoi listat përfundimtare të punëtorëve që i plotësojnë kushtet ligjore për të përfituar nga pjesa 20 % e të ardhurave nga shitja, transferimi ose likuidimi për ndërmarrjet shoqërore: Radio Televizioni Prishtina – Prishtinë, Banka e Lubjanës – Prishtinë, Lidhja e vozitësve – Prizren, për KB Bistrica – Drenoc-Pejë, pastaj për NSH Kabllar NJP – Prishtinë dhe për NSH Teuta Bare – Mitrovicë. Për këto ndërmarrje (përveç për KB Bistrica-Drenoc-Pejë, e cila nuk ka punëtorë në listë) u miratuan edhe shpërndarjet e pjesshme nga 20 % i të ardhurave nga shitja, transferimi ose likuidimi i aseteve të tyre bazuar në listat e punëtorëve legjitim./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...