Lajme

AKP merr vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 23 May 2017

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme ku u diskutuan dhe u morën vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe përmbylljen e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në vend.

Gjatë kësaj mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi Raportin e dorëzuar nga kompania kontraktuese ndërkombëtare e angazhuar për realizimin e Studim të Fizibilitetit të Trepçës me Orientim Strategjik. Bordi, pasi që u njoftua se raporti i studimit të fizibilitetit është dorëzuar në afatin e përcaktuar, dhe i cili sipas vlerësimit të komitetit drejtues të projektit i përmbush kriteret dhe specifikat e përcaktuara në termat e referencës, miratoi këtë raport.

AKP është në proces të angazhimit të ekspertëve profesional për vlerësim të pavarur të këtij studimi, analizë kjo e cila së bashku me Studimin e Fizibilitetit do të ofroj një bazë të qëndrueshme për vendimet e ardhshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe aksionarëve tjerë konform Ligjit për Trepçën. Në fund krejt, ky studim do të shërbej si udhërrëfyes për zhvillimin e ardhshëm të kësaj ndërmarrje, e cila tashmë me Ligjin për Trepçën ka kaluar në menaxhim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Bordi i drejtorëve gjithashtu në këtë mbledhje shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e shitjes së aseteve ne likuidim të SHAL 31 dhe çështje tjera administrative dhe organizative të Agjencisë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera