Lajme

AKP merr vendime për privatizimin dhe përmbylljen e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në vend

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 02 October 2017

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku u diskutuan dhe u morën vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe përmbylljen e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në vend.

Gjatë kësaj mbledhje Bordi i Drejtorëve diskutoi për valën e fundit të shitjeve të aseteve të përmes likuidimit me nr.35 dhe me këtë rast aprovoi transaksionet e aseteve që ishin për shitje në tenderin publik.

Bordi diskutoi dhe e miratoi propozimin për inicimin e procedurave të likuidimit për ndërmarrjen shoqërore (NSh) “Ndërmarrja për mirëmbajtje ndërtimore Zveçan”. Ndërsa për ndërmarrjet shoqërore të Gjakovës, konkretisht NSh Metaliku (përfshirë edhe Fabrikën e Enëve), NSh Jatex dhe NSh Virxhinia, Bordi mori vendim për të vendosur administrim direkt në këto ndërmarrje.

-Advertisement-

Bordi shqyrtoi dhe aprovoi qiradhënien përmes tenderit publik për dy asete të NSh-së “Ereniku”, në Gjakovë dhe disa qiradhënie tjera.

Bordi gjithashtu diskutoi edhe për ndërmarrjen e re të privatizuar “Emin Duraku Kompleksi Industrial”, të cilës i ka skaduar afati i marrëveshjes së zotimeve dhe me këtë rast Bordi vendosi që të realizohet një auditim i kësaj ndërmarrjeje.

Në këtë mbledhje poashtu u miratuan plotësim ndryshime të Procedurave të shitjes dhe të Rregullave të Përgjithshme të Tenderit./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera