AKP liron “Kosovatransin” nga administrimi
Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 26 May 2021
Në bazë të neneve 5, 15.2.7 të Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit Nr.04/L-034 ( të ndryshuar me Ligjin Nr. 05/L-080) dhe Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet publike ( të ndryshuar me Ligjin ne. 04/L-111 dhe Ligjin nr.05/L-009), Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e mbajtur më 31 Korrik 2019 ka vendosur që të largohet nga kompetenca dhe autoriteti administrativ i AKP-së Ndërmarrja transportuese “Kosovatrans”.
Agjencia Kosovare e Privatizimit në përputhje me nenin 5 të Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, mundet që asetet të cilat sipas këtij ligji i administron t’i bartë në përgjegjësi dhe administrim të një organi tjetër publik, përmes një rregullore ose ligji që është në fuqi dhe që është shpallur nga një autoritet kompetent publik në Republikën e Kosovës pas qershorit 1999.
Në bazë të Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet publike (të ndryshuar me Ligjin ne. 04/L-111 dhe Ligjin nr.05/L-009, Ndërmarrja Transportuese “Kosovatrans” ka kaluar në Ndërmarrje Publike.
Andaj duke u bazuar në këtë Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk ka asnjë autoritet dhe nuk bartë asnjë përgjegjësi që ndërlidhet me këtë ndërmarrje, asetet, kreditorët, obligimet, punëtorët e sajë apo ndonjë veprim apo mos veprim për dhe në emër të kësaj ndërmarrje.
Njoftimet për largimin e Ndërmarrjeve transportuese “Kosovatrans” nga kompetenca dhe autoriteti administrativ i AKP-së, të ndara sipas komunave, mund t’i gjeni në shtegun në vijim:
https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,8
Të tjera
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...
-
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pri...