Fokus

AKP-ja “urdhër” Gazetës Infokus për ta fshirë hulumtimin për deklarimin e rrejshëm të pagave të anëtarëve të Bordit në AKK

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 06 September 2022

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) pas një jave të publikimit të hulumtimit të Gazetës Infokus me titull, “Deklarim i rrejshëm: Si e mashtruan Agjencinë Kundër Korrupsion bordi që Albin Kurti zgjodhi në Agjencinë e Privatizimit”, ka dërguar një e-mail në adresën zyrtare të gazetës ku ka kërkuar që artikulli të fshihet.

Në këtë shkresë, AKP-ja nuk ka kërkuar publikim të reagimit e as nuk ka ofruar fakte për ta demantuar hulumtimin, mirëpo nën kërcenim ka kërkuar që artikulli të largohet.

Në këtë email, derisa Bordi i AKP-së përmendë disa herë kriteret profesionale dhe etikën gazetareske për raportim të së vërtetës nga ana tjetër nuk kanë njohuritë bazike se nga një media nuk mund të kërkohet largimin e një artikulli në mënyre arbitrare dhe pa ofruar asnjë dëshmi të qëndrueshme që demanton hulumtimin e bazuar në fakte dhe të konfirmuar në bazë të dokumenteve publike.

-Advertisement-

Përveç tjerash, në sqarimet e pretenduara të AKP-së për deklarimin e pagave të anëtarëve të Bordit në formularët e AKK-së, kanë thelluar skandalin duke treguar se ka anëtar të Bordit që ka marrë tre fish pagë më të madhe sesa paga që e ka të përcaktuar me kontratë.

Po ashtu, përveç këtij fakti se ka anëtar të bordit që paguhet me shumën e lartëcekur, ka shpërputhje edhe në datat për formularin e deklarimit të pasurisë në AKK nga anëtarët e bordit të drejtorëve dhe datave të cekura në shkresën e AKP-së.

Gazeta Infokus, bazuar në raportimet e anëtareve të Bordit të AKP-së, dhe qasjes në dokumentet publike të pagave të tyre ka gjetur se ka dallime të mëdha në deklarimet qe janë bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Gazeta Infokus publikon ‘reagimin’ pa ndërhyrje të AKP-së ashtu siç është obligim i medias dhe e drejtë e institucionit apo personave që janë apostrofuar në hulumtim, edhe pse një gjë e tillë nuk është kërkuar por shkresa në formë të prerë urdhëron Gazetën Infokus që ta largojë artikullin.

Gazeta Infokus do të sjellë edhe detaje të reja se si AKP edhe në këtë shkresë mundohet të manipuloi opinionin publik dhe bie në kundërshtim me deklaratën publike në media të kryesuesit të Bordit, në kundërshtim me vetë “reagimin” e tyre dhe me raportimet që kanë bërë në Agjencinë Kundër Korrupsion e po ashtu edhe në përgjigjen për qasje në dokumente publike të Gazetës Infokus.

Ndër të tjera, edhe se si u zbulua se në AKP në mesin e anëtareve të Bordit ka të tillë që janë paguar deri mbi 21 mijë euro për vetëm 5 muaj.

KËTU MUND TË GJENI KËRKESËN E AKP- së:

3537 Kerkese – per gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera