Ekonomi

AKP-ja shpërndan 2. 8 milionë euro për 3960 punëtorë të 28 ndërmarrjeve shoqërore

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 16 June 2017

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP-ja) ka realizuar shpërndarjen e një shume prej 2.8 milionë euro nga pjesa e 20 %-it të privatizimit të 28 ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre.

Pasi që janë krijuar kushtet ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi që e rregullon çështjen e shpërndarjes së fondeve të 20%-it, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin përkatës për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm të këtyre  ndërmarrje shoqërore. Shuma e fondeve që ka kaluar nëpër procedura të shpërndarjes kësaj radhe është € 2 milionë e 861 mijë e 284 euro. Nga kjo shpërndarje do të përfitojnë 3960 punëtorë që i kanë plotësuar kriteret ligjore për të qenë pjesë në shpërndarje të 20%-it.

Bartja e këtyre fondeve është bërë në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në pajtim me nenin 10.5 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/13 (me ndryshime).

-Advertisement-

Nga fondet e 20% deri me tani Agjencia ka shpërndarë rreth 113 milionë euro dhe nga këto shpërndarje kanë përfituar rreth 46 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore. Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa NSh tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen në një të ardhme të afërt.      

(Në tabelën më poshtë gjeni emrat e 28 NSh-ve, shumën e fondeve të shpërndara dhe numrin e punëtorëve përfitues).

Nr. Emri i NSh-së      
  Zyra rajonale Numri I punëtorëve   Shuma e shpërndarë
1 Kosovatrans Prizren Prizren 129  €               7,160.96
2 Kualiteti Gjilan 113  €          154,487.01
3 Marketing eksport Prishtinë 48  €          220,175.34
4 Fabrika për prodhimtarinë e destinuar-Zastava Pejë 128  €             14,152.54
5 Artizanati Prizren 35  €             10,298.40
6 Theranda Prizren 76  €             45,100.48
7 KB Kosova Lipjan Prishtinë 45  €          321,492.12
8 Pasuria Bujqësore Gjilan 51  €             93,644.63
9 Ferma e derrave- Miradi e Epërme Prishtinë 13  €             21,830.40
10 Lavërtari -Blegtori Prishtinë 48  €               5,236.80
11 Qumështorja Konzume Prishtinë 35  €             11,596.51
12 KB Komorani Prishtinë 15  €             11,018.70
13 Mustaf Goga Gjilan 134  €             42,371.72
14 Dardania Prizren 65  €             45,183.51
15 Fabrika e ngjyrave-Extra Mitrovicë 51  €          239,407.49
16 Fertrans Ferizaj Gjilan 33  €             41,495.80
17 Jugobanka Mitrovicë 157  €          207,183.17
18 Metamb Prishtinë 55  €          139,565.77
19 KB Liria Bardhosh Prishtinë 46  €          331,292.53
20 Malishgan Pejë 129  €          119,199.65
21 Ballkan Prizren 1454  €          145,427.42
22 Urata Prishtinë 444  €          407,591.87
23 Fabrika e pompave me piston Pejë 120  €               8,058.46
24 Mulliri Fushë Kosovë Prishtinë 1  €               3,955.33
25 Rilindja Prishtinë 68  €             28,029.09
26 Mekanizimi Prishtinë 73  €             42,222.20
27 NBI Suhareka Prizren 240  €          121,148.00
28 Plantacioni Ferizaj Gjilan 60  €             22,958.40
Total   3,960  €       2,861,284.30

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera