Lajme

AKP-ja shet prona pa certifikata pronësore (Dokumente)

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 20 August 2017

Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP) në shpalljen për shitjen e aseteve të ndërmarrjeve në likuidim në valën e 35-të që do të mbahet në shtator, ka paraparë edhe privatizimin e objektit “Gërmia” lokali nr.168 në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Ndërsa, në ofertën e publikuar nga vet kjo Agjenci, thuhet se AKP nuk posedon dokumente që e dëshmojnë pronësinë e objektit

Në shpalljen për shitje të AKP-së, thuhet se ekziston marrëveshja për bartjen e të drejtës për ndërtimin e objektit, e datës 29. 03. 1978 e nënshkruar nga Ndërmarrja Publike Banesore për tokë ndërtimore dhe NSh “Gërmia. Gjithashtu, në  këtë shpallje thuhet se nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri.

Mirëpo, Vlora Konushevci zyrtare e lartë për Marrëdhënie me Publiku dhe Media në AKP  ka thënë për kosovapress se pavarësisht se AKP nuk ka dokumente të bollshme, posedojnë një marrëveshje me shkrim me Ndërmarrjen Banesore Ndërtimore (BVI) të vitin 1978, ku dëshmohet se prej asaj kohe e deri më sot ky aset është në pronësi të ndërmarrjes “Gërmia”.

-Advertisement-

“Për këtë aset ekziston marrëveshja në mes të autoritetit të atëhershëm (tash BVI), i cili është marrë me menaxhimin e tokës ndërtimore, i cili ka lejuar ndërmarrjen shoqërore “Gërmia” me ndërtuar asetin në tokë, ku i ka dhënë leje, dhe përveç asaj i ka dhënë të drejtën edhe të shfrytëzimit për lidhje në infrastrukturë, ujësjellës, kanalizim dhe në sistem energjetik. Ajo për neve paraqet bazën, të cilën ne e dëshmojmë se ai aset i takon ndërmarrjes shoqërore “Gërmia”. Përveç kësaj prej vitit 1978, “Gërmia” e ka pasur këtë aset në shfrytëzim. Asnjëherë nuk është kontestuar pronësi e “Gërmisë”, as nga ndonjë subjekt juridik ose privat. Prej atëherë AKP si menaxhere apo administratore e ndërmarrjeve shoqërore, respektivisht “Gërmia” e ka pasur në menaxhim këtë aset, pra, këtu nuk ka asnjë dilemë”, theksoi Konushevci.

Ajo ka shtuar se AKP sa herë të vendosë ndonjë aset në shitje, i ka disa mekanizma dhe disa hapa që i ndërmerr për t’u siguruar që aseti është në rregull.

“Ne veprojmë vetëm sipas mandatin tonë. Nëse komuna kishte me pasur ndonjë pretendim pronësor mbi atë tokë, deri tash ishte dashur me na njoftuar, por nuk ka pasur, kështu që ne kemi pasur kësi rate edhe më herët dhe blerësit nuk kanë pasur telashe për sa di me i vendosur ato asete në emër të tyre”, theksoi ajo.

Konushevci ka siguruar se AKP nuk shet asete pa dokumente bazë. Ajo ka arsyetuar marrëveshjen me Ndërmarrjen Banesore, sepse në atë kohë marrëdhëniet pronësore juridike kanë lejuar që një ndërmarrje shoqërore të ndërtojë një aset në tokë të ndërmarrjes publike, siç është rasti me asetin në fjalë.

“AKP nuk shet asete pa dokumentet ose pa e dëshmuar që aseti i takon ndërmarrjes së caktuar, siç është rasti me asetin e “gërmisë”, por duhet me pasur parasysh se në të kaluarën kur është ndërtuar ky objekt, në vitin 1978, rrethanat e atëhershme juridike, ekonomike dhe politike të sistemit socialist kanë qenë tjera prej këtyre që i kemi sot. Në atë kohë p,sh. marrëdhëniet pronësore juridike kanë lejuar që një ndërmarrje shoqërore me ndërtuar një aset në tokë të ndërmarrjes publike, për interesat publike apo për shkak të planit urbanistik, siç është rasti këtu njësoj me këtë aset të ndërmarrjes shoqërore të Gërmisë”, theksoi  Konushevci.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera