Lajme

AKP-ja me asistimin e Policisë ia vendos drynin kompleksit “Rajska Banja”

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 19 December 2023

Agjencia Kosovare e Privatizimit me asistimin e Policisë së Kosovës, e ka venën nën kontroll kompleksin “Rajska Banja” në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, aksioni ka nisur sot në orën 12:00 dhe ende është duke vazhduar.

-Advertisement-

“Policia e Kosovës sot ka asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit në kuadër të detyrave të veta që ata janë duke i kryer”, ka thënë Elshani për Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera