AKP dinamizon procesin e privatizimit
Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 19 October 2018
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka vazhduar gjatë këtij viti me një dinamikë të lartë të punës me procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre, duke shënuar rezultate si në numrin e aseteve të tenderuara, ashtu edhe në tërheqjen e investitorëve dhe në çmimet e ofruara për pronat shoqërore të tenderuara.
Vetëm që nga janari i këtij viti e deri më tani, AKP ka realizuar rreth 300 shitje të pronave shoqërore, përmes tenderëve të hapur, publik e konkurrues, në prani të mediave e me transmetim live të ceremonisë së dorëzimit dhe hapjes së ofertave, duke dëshmuar transparencë për pjesëmarrësit dhe gjithë opinionin publik. Procesi ka pasur shtrirje në çdo Komunë të Kosovës pa dallim, në përputhje me mandatin ligjor që AKP-së ia ka dhënë Ligji i miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Vetëm gjatë këtij dhjetëmujori të këtij viti janë mbajtur 3 valë të shitjeve me rreth 300 asete, ndërsa rreth 250 ofertues kanë marrë pjesë në proces. Fondi i privatizimit u shtua për afër 5.7 milionë euro. Agjencia e ka të shpallur edhe valën e re të shitjes së aseteve të ndërmarrjeve në likuidim, ShAL 42, me 53 asete të tenderuara që gjenden në anë të ndryshme të territorit të Republikës së Kosovës.
Janë tenderuar toka bujqësore me sipërfaqe të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë, lokale të ndryshme, uzina e ndërtesa të ndërmarrjeve shoqërore që gjenden në Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Ferizaj, Viti, Skenderaj, Vushtrri, Drenas, pastaj në shitje ka asete që gjenden në Veri të Mitrovicës, Istog ,Klinë, Pejë Gjakovë,Graçanicë, Shtërpce, Prizren,Rahovec etj.
Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave për këtë valë të shitjeve do të jetë me datën 7 nëntor 2018 dhe do të mbahet në Hotelin Grand, që gjendet në qendër të Prishtinës, dhe jo në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë ku janë mbajtur deri më tani. Lokacioni i ri, Salla e Konferencave në Hotelin Grand do të jetë një lehtësim shtesë i ofertuesve, mediave dhe gjithë pjesëmarrësve në këtë ngjarje, meqë gjendet në qendër të Prishtinës dhe ofron kushte më të mira si në qasje dhe përshtatshmërinë dhe aspektet teknike për të organizuar këtë ceremoni të dorëzimit dhe hapjes së ofertave si dhe shitjeve të ardhëshme.
Të gjithë ata që dëshirojnë të marrin informata më të detajuara në lidhje me pronat që janë në shitje apo informata të tjera mund ta kontaktojnë e vizitojnë Agjencinë zyret qendrore në Prishtinë, apo pesë zyret e saj rajonale në Prishtinë, në Mitrovicë, në Pejë, në Prizren dhe në Gjilan.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...