Lajme

AKK kërkon nga Ministria e Bujqësisë rishikim dhe vlerësim të listave refuzuese për disa fermerë

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 22 May 2020

Asociacioni i Komunave të Kosovës i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa për rishikim të kritereve dhe rivlerësim i listave të fermerëve që janë në listat refuzuese për shkak mosnjohjes nga ana e tyre të disa procedurave ankimore për subvencionime.

Në letrën e AKK-së, nënshkruar nga Zv.Kryetari z.Xhafer Gashi thuhet:

“Si rezultat i gjendjes së krijuar me COVID 19 dhe mbylljes së tregjeve, fermerët kosovar kanë pësuar mjaft shumë dëme në aspektin financiar, si pasojë e kësaj pandemie, produktet e tyre bujqësore nuk kanë mundur të plasohen në tregjet e gjelbërta, të eksportohen jashtë vendit, të i furnizojnë restaurantet, hotelet apo shfrytëzuesit e tjerë të produkteve bujqësore. Pasojat nga vështirësitë e krijuara nga situata me COVID 19 kanë ndikuar në investimet e bëra nga fermerët, e të cilat investime nuk kanë rezultuar në fitim për ta.

-Advertisement-

Fermerët e komunave të Kosovës ashtu siç është paraparë me Udhëzimin Administrativ 03/2018 kanë aplikuar për pagesa direkte – subvencione të cilat si procedurë kryhen në komuna, respektivisht në drejtoritë përkatëse komunale.

Zyrtarët komunalë nga evidencat dhe vizitat e tyre në teren këtë vit kanë vërejtur një rënie të numrit të aplikacioneve në komuna. Komunat gjithashtu kanë identifikuar që fermerët lider dhe një numër i tyre edhe pse fermer më të mirë, për arsye të ndryshme tani gjenden në listën e zezë duke u bazuar në raportet e inspektorëve të MBPZHR-së.

Fermerët e mirë janë profesionist në punën e tyre, por nuk i njohin mjaftueshëm procedurat burokratike të shfrytëzimit të së drejtës për ankesë dhe rrjedhimisht ndodhen në listën e zezë të ministrisë. Si rrjedhojë, fermerët janë përjashtuar më shumë se sa për vitin aplikues.

Duke pasur parasysh argumentet e lartëcekura, ne si AKK kërkojmë nga Ju që të bëhët një rishikim i kritereve dhe rivlerësim i këtyre listave në mënyrë që të i’u ndihmohet fermerëve që të kalojnë vështirësitë e krijuar për veprimtarinë e tyre me probleme shtesë të krijuara edhe nga pasojat e pandemisë.

Ju lutemi të rishikohen edhe gabimet e mundshme të shkaktuara edhe për arsye të defekteve kadastrale e pa qëllim të fermerëve në mënyrë që të mos pasojnë si aplikues, e ku parashihet një përjashtim afatgjatë siç është paraparë në bazë të listës së zezë.

Shpresojmë që kjo kërkesë e jonë të merret në konsideratë nga ana e juaj dhe të kemi një përgjigje e cila do të jetë në favor të zhvillimit të veprimtarisë bujqësore në komuna”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera