AKK-ja nuk mund ta shqyrtojë anëtarsimin e Mitrovicës së Veriut deri në gusht

Autori: Gazeta inFokus
20:34 | 20 July 2023
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq të martën kishte shkruar një kërkesë për të ia drejtuar Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Në kërkesë bëhej fjalë për anëtarësim.
Por, ai dhe të gjithë punëtorët e Komunës së Mitrovicës së Veriut nuk do e marrin vesh nëse pranohen deri më 22 gusht.
Kjo pasi Asociacioni nuk mund ta shqyrtojë kërkesën para kësaj date.
“Kjo ftesë është dërguar në harmoni me rregullat e statutit të Asociacionit ku thuhet që takimet e jashtëzakonshme duhet të thirrën së paku një muaj para se të mbahet takimi dmth ne sot jemi me 20 korrik, kështu që takimi është caktuar për ditën e marte e cila i bije me 22 gusht të vitit 2023”, ka thënë kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Kërkesën për anëtarësim e kishin mirëpritur edhe asamblistët duke votuar pro saj në Kuvendin Komunal, pos një abstenimi nga asamblisti serb.
Njëri nga ta që e mbështeti këtë synim është Betim Osmani. Ai e vlerëson të rëndësishëm anëtarësimin në AKK.
“Besoj që komunikimet do t’i kemi më të mira, do të bëjmë projekte të përbashkëta me komunat e tjera dhe do të jemi më afër njëri-tjetrit edhe për ndihma juridike, profesionale prandaj me këte asociacion besoj që do të jemi më afër me njëra-tjetrën”, bëri të ditur Betim Osmani, Asamblist në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut.
Kërkesë për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës nuk kanë bërë komunat tjera veriore, Leposaviqi, Zveçani e Zubin Potoku që tashmë udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, raporton RTVD.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të fry...
-
Macron paralajmëron se Perëndimi mund të humbasë besueshmërinë shkaku i luftë*rave në Ukrainë dhe Gaza
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se SHBA-të dhe Evropa rre...
-
“Tjetër herë sigurohu që dera të qëndrojë e mbyllur”, Trump këshillon Macronin pas incidentit me gruan
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dhënë disa...
-
Të paktën 117 të vde*kur nga përmbytjet në Nigeri
Ka shkuar në 117 numri i të vdekurve pas përmbytjeve të mëdha në Nigeri, tha ...
-
Osmani uron Kroacinë, në ditën e shtetësisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Republikën e Kroa...
-
Gjendet e vde*kur një grua në Leposaviq, policia u detyrua ta hapte derën me forcë
Një grua është gjendur e vdekur nga policia në shtëpinë e saj në fshatin Dobr...
-
Talentët e rinjë nga Mleqani, do iu lëjnë pa fjalë se si këndojnë këngën “Jakup Ferri”
Dy djem të rinj, Ajan dhe Flori Kryeziu nga fshati Mleqan i komunës së Malish...
-
Nesër tentativa e 24’të për konstituimin e Kuvendit, a do të vazhdojë ngërçi?
Nesër do të bëhet përpjekja e 24’të për konstituimin e Kuvendit. E propozuara...
-
Musliu kritikon iniciativën për zbritje shëndetësore për Policinë: Nuk guxojnë të trajtohen me lëmoshë, por me dinjitet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar...
-
Lushaku-Sadriu thotë se LVV-ja e ka bërë shtetin për vëllazëri e jo për qytetarë
Deputetja nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas aplikimi...
-
Rasti i vëllait të Luan Dalipit, Cakolli: Energjia po ndriçon për pushtetarët, neve na mbetet vetëm drita e telefonit
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vë...
-
Abdixhiku pasi Luan Dalipi e pranoi që vëllai i tij i është futur tregtisë me rrymë: Kosovës i duhet një ‘SPAK’, ta provojnë fatin aty
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompa...