Lajme

Akil Gjakova mposhtet por mbetet në garë për medaljen e bronztë

Autori: Gazeta inFokus 07:46 | 26 July 2021

Xhudisti Akil Gjakova nuk ka arritur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020.

Ai u eliminua në çerekfinale nga Tsendochir Tsogtbaatar, në vazhdime pasi katër minutat e rregullt nuk prodhuan një fitues.

Megjithatë, Akil Gjakova mbetet në garë për medaljen e bronztë.

-Advertisement-

Ai në raundin e parë të repesazhit do të përballet me xhudistin nga Azerbajxhani, Rustam Orujov.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera