Sport

Akil Gjakova e fiton të argjendtën në Kampionat Evropian

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 11 November 2017

Xhudisti Akil Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian që është duke u zhvilluar në Podgoricë të Malit të Zi.

Gjakova veçse e kishte siguruar medalje për Kosovën pas fitores së djeshme ndaj xhudistit gjerman  në gjysmë finale, por sot në luftë për medalje të artë, ai u mposht nga rusi Saian Ondar, shkruan Express.

Por, kaq i ka mjatuar atij për të qenë i argjendtë dhe për t’ia siguruar Kosovës edhe një medalje tjetër në këtë kampionat.

-Advertisement-

Kjo është medalja e dytë për shtetin e Kosovës pas të artës, të cilën xhudistja Distria Krasniqi e fitoi dje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera