Sport

Akil Gjakova e fiton luftën e parë

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 24 October 2020

Akil Gjakova ka shënuar fitoren e parë në ‘Grand Slamin’ e Hungarisë, duke e mposhtur me Ippon xhudistin nga Gjeorgjia, Lasha Shavdatushvili.

Xhudisti nga Kosova rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin, me jo pak mund, mposhti Shavdatushvili në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Lufta mes Gjakovës dhe Shavdatushvili zgjati rreth 10 minuta.

-Advertisement-

Në raundin e radhës, Gjakova do të takohet me fituesin e sfidës Botond Toth – Pelivan Petru.

Vlen të ceket se fitore në ndeshjen e parë ka shënuar edhe Laura Fazliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera