Sport

Akil Gjakova, arrin gjysmëfinalen në ‘The Hague 2018’

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 17 November 2018

Akil Gjakova ka shënuar edhe fitoren e tretë në Grand Prixin e Hagës në Holandë.

Xhudisti nga Kosova ka shënuar një sukses të madh në Grand Prix ‘The Hague 2018’ duke arritur deri në gjysmëfinale në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Gjakova në luftën e tretë ka arritur të mposht me ippon xhudistin nga Hungaria, Miklos Ungvari.

-Advertisement-

Sfida e radhës është shumë e rëndësishme për Gjakovën, që do të kërkojë finalen e Grand Prix.

Në luftën gjysmëfinale, Gjakova do të takohet me fituesin e takimit Zingg – Sterpu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera