Lajme

Akciza e derivateve dhe produkteve tjera, Abdixhiku: Ky propozim po refuzohet nga pushteti arrogant i Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 13 June 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, duke e quajtur pushtetin e tij arrogant, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot janë bërë 100 ditë nga propozimi i tij që të reduktohet akciza në derivate e reduktim të TVSH-së në produktet esenciale, po kjo gjë është refuzuar nga pushteti arrogant i Kurtit.

“Sot, bëhen 100 ditë nga propozimi ynë i parë për reduktim të akcizës në derivate e reduktim të TVSH-së në produkte esenciale. Ky propozim është refuzuar e po refuzohet nga pushteti arrogant i Kurtit. Çmimi i naftës këtë mëngjes shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%. Në këtë krizë të paprecedentë, mosveprimi është krim!”, ka shkruar Abdixhiku.

-Advertisement-

Ai tutje ka bërë të ditur se sot, dorëzojnë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën me kërkesë të njëjtë si 100 ditë më parë.

“Sot, dorëzojmë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën tonë me kërkesë të njëjtë si 100 ditë më parë. Po të vepronim me kohë, papërballueshmëria jonë do të ishte më e lehtë, po s’vepruam sot, do të bëhet edhe më e thellë”, ka shkruar tutje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera