Lajme

AKB-ja kundër masave të reja anti-Covid: Humbjet e bizneseve nuk do të mbulohen asnjëherë

Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 06 April 2021

Aleanca Kosovare e Bizneseve po i konsideron masat e reja të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, si jo racionale dhe të dëmshme për ekonominë e Kosovës.

I pari i AKB-së, Agim Shahini, në një intervistë për Ekonomia Online tha se masat e reja anti-Covid të cilat do të zgjasin nga 7 deri më 18 prill, do të shkaktojnë humbje të mëdha te operatorët e ndryshëm ekonomikë.Shahini ka shtuar se vendi po shkon në një mbyllje ku humbjet e bizneseve nuk do të mbulohen asnjëherë, që siç thotë ai në vitin 2021 ekzistonte shpresa për një përmirësim të gjendjes ekonomike.

“Aleanca Kosovare e Biznesit vlerëson se qeveria e vendit duhet të kujdeset qoftë për shëndetin publik ashtu edhe për mirëqenien sociale dhe ekonomike, prandaj në kuadër të saj sot ajo do të tenton që të merr një vendim që do të kufizon lëvizjet dhe punën e disa sektorëve gjë që kjo do të dëmton rëndë ekonominë edhe ashtu të dëmtuar, të ngarkuar me humbje të një pas njëshme qoftë nga Covidi, apo edhe nga mos mbështetja e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe mbyllja e paralajmëruar prej 12 ditë ne si AKB e vlerësojmë një mbyllje jo racionale, një mbyllje të pa analizuar ekonomikisht mirë dhe të pa mbuluar humbjet të cilat do ti kenë operatorët e ndryshëm ekonomik e që janë të lidhur me ta.

-Advertisement-

Në shumë vende është bërë kufizimi dhe mbylljet por kanë pasur shumë arsye dhe shumë mbështetje nga institucionet shtetërore, sektorët dhe operatorët ekonomik të ndryshëm. Ne po shkojmë me një mbyllje që nuk ishte dashtë të merret një vendim i tillë për arsye se humbjet e bizneseve nuk do të mbulohen asnjëherë dhe kjo do të krijonte një humbje edhe pse fillojë ky vit me një shpresë të përmirësimit të gjendjes ekonomike”.Derisa masat tashmë kanë hyrë në fuqi, Shahini thotë se i propozojnë qeverisë që duhet të rriten masat parandaluese siç janë maskat, distancat dhe higjiena nëpër lokale, por jo mbyllje pasi që dëmet në ekonomi do të jenë prezentë edhe në vitin e ardhshëm.Sipas, kreut të AKB-së, masat e reja prej 12 ditësh do të rrezikojnë buxhetin e vendit, të hyrat dhe vetë qytetarët.

“Ne do t’i propozonim Qeverisë së vendit që t’i rrit masat parandaluese duke mbajtur distancën, maskat duke ngrit format e higjienës nëpër të gjitha lokalet, duke ngritur inspektimin por jo mbylljen sepse e kemi parë që ka bërë dëm të madh në ekonomi dhe nga ai dëme është bërë vitin e kaluar ka pasoja edhe sot dhe vitin e ardhshëm, dhe kur të mbyllsh duhet ta kompensosh, dhe kompensimi nuk është vetëm paga është edhe rritja edhe vlera e shtuar e punës, angazhimi”, ka shtuar Shahini.

“…kjo do të dëmtojë më shumë ekonominë, do të rrezikojë buxhetin e vendit, do të rrezikojë të hyrat por edhe vetë bizneset për arsye se këta sektorë që do të mbyllen kanë një të hyrë të madhe edhe për buxhetin edhe për vetën dhe qytetarët”.E kompensimi i qirave nga Qeveria e vendit, sipas Shahinit nuk është i mjaftueshëm, që siç thotë ai masat nuk janë të duhura në këtë kohë.“Nuk është e mjaftueshme qiraja, janë edhe punëtorët si dhe qarkullimi parasë nga mos qarkullimi i parasë do të kenë humbje edhe bankat, prandaj asnjëherë nuk mund të kompensohen. Nuk është në proporcion me masat që do të duhej të merren në këtë kohë”.Shahini mbylljen po e sheh si opsionin më të lehtë dhe mungesë të strategjisë ekonomike nga ana e ekzekutivit.“Mbyllja është më e lehta dhe në mungesë të strategjisë për të punuar me Covid duke furnizuar qytetarët me vaksina duke rrit masat, duke rrit kontrollin më e lehta është që të merret vendim dhe të mbyllet. Por kjo është më e vështira dhe do të ketë humbje të madhe për ekonominë dhe kjo mbyllje është pa strategji ekonomike dhe pa vizion se si do të dilet nga kjo për arsye se gjatë kohës së fushatës ka pas një hapje liberale”.

Qeveria e Kosovës miratoi të hënën masa të reja për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit. Këto masa, për dy javët e ardhshme ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente. Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill.Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat. Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë, nga data 7 prill deri më datë 18 prill.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera