Akademia e Shkencave dhe Arteve reagon ashpër pas rezultatit të PISA’s
Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 04 December 2019
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kanë reagur pas daljes rezultateve të PISA’s, në të cilat Kosova ishte e treta nga fundi.
Sipas tyre , rezultatet e PISA’s ishte dëshpërim për të gjithë qytetarët e Kosovës, me përjashtim të atyre që do të duhej të mbanin përgjegjësinë objektive për këtë gjendje, shkruan gazeta inFokus.
Kjo akademi e cilëson se kriza në arsim është kriza më e madhe e shoqërisë kosovare që në fillimet e perspektives së saj, sikundër që është zhgënjim dhe braktisje e pashembullt e idealizmit tonë historik, i mbështetur mbi idetë e iluminizmit dhe emancipimit.
Ata thonë se për të dal nga kjo gjendje qeverinë në ardhje e pret një punë e vështirë ku sipas tyre qeveria duhet të shpallë gjendjen emergjencë kombëtare dhe të marrë masat përkatëse, fillimisht duke i mënjanuar nga strukturat vendimmarrëse të gjithë ata që janë identifikuar si bartës proceseve negative dhe njëkohësisht duke krijuar mekanizma institucionalë për ta avancuar procesin arsimor./Gazeta inFokus/.
Më poshtë gjeni komunikatën e plotë.
“Njoftim për opinion për rezultatet e PISA-s
Shpallja e djeshme e rezultateve të PISA-s (Program for International Student Assesment \ Program i Vlerësimit Ndërkombëtar i Nxënësve) ishte dëshpërim për të gjithë qytetarët e Kosovës, me përjashtim të atyre që do të duhej të mbanin përgjegjësinë objektive për këtë gjendje. Arsimi është njëri nga dështimet tona të mëdha, por moskokëçarja dhe reagimi i vakët institucional në këtë rast e bën situatën edhe më dëshpëruese, duke i dhënë asaj përmasat e një krize shoqërore, përfshirë edhe krizën morale. Kriza në arsim është kriza më e madhe e shoqërisë kosovare që në fillimet e perspektives së saj, sikundër që është zhgënjim dhe braktisje e pashembullt e idealizmit tonë historik, i mbështetur mbi idetë e iluminizmit dhe emancipimit.
Nxënia e dijeve nuk është dështimi i vetëm në arsim, ai është vetëm një segment i dukshëm dhe i afishuar në një mënyrë të tillë, që na bën të turpërohemi dhe të skuqemi të gjithë. Mungesat dhe dështimet tona janë shumë më të mëdha dhe kjo situatë na bën me dije se Kosova është e përfshirë prej shumë vitesh në një krizë të mësimit dhe të dijes, e cila si shtet dhe si komb na lë pa të ardhme.
Testi i PISA-s nuk është dhe nuk mund të merret si komponentë artificiale e arsimit, siç pretendojnë institucionet tona.
Ai është një indikator që tregon një gjendje dhe nuk është asnjëherë qëllim i vetvetes, që flet qartë se ka ardhur koha për të marrë përgjegjësi, ngase kjo krizë nuk amniston askënd. Vetëm se, një përgjegjësi kaq e gjerë nuk do të thotë se shoqëria jonë nuk i ka të identifikuar bartësit kryesorë të shkatërrimit në arsim dhe se ata nuk janë tashmë anonimë.
Ata kanë adresë, ata i njohim të gjithë: në radhë të parë janë ata që kanë marrë përgjegjësitë politike dhe institucionale për ta qeverisur vendin.
Për të dalë nga kjo gjendje, qeverinë në ardhje e pret një punë e vështirë: të shpallë gjendjen emergjencë kombëtare dhe të marrë masat përkatëse, fillimisht duke i mënjanuar nga strukturat vendimmarrëse të gjithë ata që janë identifikuar si bartës proceseve negative dhe njëkohësisht duke krijuar mekanizma institucionalë për ta avancuar procesin arsimor. Është krejtësisht e qartë se ata që e kanë shkaktuar këtë krizë, nuk mund ta luajnë edhe rolin e shpëtimtarëve.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në kuadër të përgjegjësive të veta dhe në bashkëpunim me të gjithë subjektet relevante e me njohës të kësaj fushe, brenda një periudhe 6 mujore do të hartojë një dokument gjithëpërfshirës për gjendjen në arsim, duke propozuar edhe masat përkatëse. Akademia do të jetë në dispozicion, për t’u bërë pjesë e rrugëdaljes nga kjo emergjencë kombëtare.
Për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,
Akademik Mehmet Kraja, kryetar”
Të tjera
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...