Ajsbergu shkëputet nga akullnaja në Antarktikë

Autori: Gazeta inFokus
19:12 | 24 January 2023
Në Antarktikë, një ajsberg gjigand është shkëputur dhe tashmë po zhvendoset. Zbulimi u bë falë instrumentave të shumta të instaluara nga Shërbimi Britanik për Studimin e Antarktikës. Sidoqoftë, një nga shkencëtarët britanikë thotë se shkëputja e këtij ajsbergu nuk është e lidhur me ngrohjen globale dhe nuk do të ketë ndikim të madh në rritjen e nivelit të detit.
Megjithëse është e vështirë të perceptohen përmasat e tij, ky ajsberg është sa Londra, me sipërfaqe rreth 1550 kilometra katrorë. Ai u shkëput nga shtresa me trashësi rreth 150 metra e akullnajës Brunt.
Në pamjet e regjistruara fillimisht në vitin 2019, çarja që u quajt Chasm 1, ishte në përmasa domethënëse dhe po formohej prej disa vitesh.
“Është në cepin e shtresës së akullnajës së Antarktikës, aty ku akulli i largohet tokës dhe shtrihet drejt detit. Dhe kemi një stacion studimor të vendosur mbi akullnajë, ku janë bërë eksperimente shkencore prej vitesh. Nga mbrëmë, patëm të dhëna nga instrumentat e vendosura mbi akullnajë se u shkëput një pjesë e akullit me pothuajse përmasat e Londrës”, thotë Profesor Dominic Hodgson, shkencëtar për akullnajat në Shërbimin Britanik për Studimin e Antarktikës.
Shërbimi britanik thotë se kjo është shkëputja e dytë madhore që ndodh në këtë zonë gjatë dy viteve të fundit. Por kjo nuk është për t’u shqetësuar, pasi fenomeni është normal.
“Akullnajat përreth Antarktikës janë zgjatime, zgjatime që pluskojnë përreth saj. Kështu që ato shpesh zgjaten drejt detit dhe pastaj shkëputen. Kjo e fundit po vepronte kështu prej vitesh. Por në 2017 dhe pak më rishtazi patëm një përparim shumë të shpejtë të krisjeve. Ky përshpejtim i çarjeve përgjatë akullnajës, na ndërgjegjësoi për mundësinë e një shkëputjeje. Kështu që rritëm intensitetin e monitorimit tonë për këtë akullnajë. Është tashmë një nga akullnajat më të monitoruara në Antarktikë”, thotë zoti Hodgson.
Ai këmbëngul se ky lloj zhvillimi nuk është i shkaktuar nga ndryshimi klimatik.
“Disa nga akullnajat që çahen më në veri, janë si rezultat i ndryshimit klimatik. Por, kjo është më në jug. Dhe aty është shumë më ftohtë. Pra, nuk është e lidhur me ndryshime në temperaturat atmosferike apo oqeanike. Arsyeja pse ka rëndësi është sepse u shkëput një masë shumë e madhe në Antarktikë. I shohim periodikisht shkëputje të tilla. Madje stacioni ynë studimor gjendej fillimisht mbi shtresën e akullit që u shkëput. Nëse nuk do ta kishim zhvendosur vite më parë, tani do të kishim një stacion që do të largohej në det”, thotë zoti Hodgson.
Shkencëtari thotë se ajsbergu nuk do të ketë ndikim dramatik tek niveli i detit.
Ajsbergut pritet t’i jepet një emër nga Qendra Kombëtare e Shteteve të Bashkuara për Akullnajat./VOA

Të tjera
-
Deputetja finlandeze: Ta njohin Kosovën të gjitha shtetet e BE-së, t’i jepet statusi i vendit kandidat
Deputetja e Parlamentit Finlandez, Tytti Tuppurainen, ka takuar sot president...
-
Ndalohen mbrëmjet e maturës dhe ekskursionet për nxënësit në Prishtinë
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka vendosur që të gjitha aktivitetet jashtëk...
-
E rrallë: Nesër Kurti përuron një urë
Foto nga arkiva Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të...
-
Osmani me mërgatën në Finlandë mbyllë ditën me këngë e valle
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zytare në shtetin e ...
-
Kelmendi: Kurti po hesht se s’ka fakte, marrëzitë po ua lë deputetëve të tij
Gazetari dhe autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj si...
-
Deklarimi vjetor i pasurisë: Çfarë zotëron kreu i LDK-së?
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dorëzuar formu...
-
Për tre muaj u braktisën tre fëmijë në Kosovë, ja në cilat komuna
Në tre muajt e parë të këtij viti, nga janari deri në mars, në Kosovë janë br...
-
Nesër përurohet ura e re në Rugovë të Hasit
Gjatë ditës së nesërme pritet që të përurohet ura e re në Rugovë të Hasit. ...
-
Deliu: Sot Kushtetuesja e rrëzoi përpjekjen e pushtetit për ta kontrolluar median
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se s...
-
Shpërndarësit e kokainës në Kosovë janë të përfshirë edhe në një rast të falsifikimit ndërkombëtarë
Muaj më parë Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike kisht...
-
Apple dhe Meta kundërshtojnë gjobat 700 milionë euro nga BE
Bashkimi Evropian ka urdhëruar Apple dhe Meta të paguajnë së bashku 700 milio...
-
Policia vazhdon aksionin për pajisje dhe falsifikim të dokumenteve, intervistohet edhe një i dyshuar
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas veprimeve të ndërmarra në koordi...