Lajme

Ajri në Prishtinë i tmerrshëm, matësit e cilësojnë të dëmshëm për shëndetin

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 30 November 2021

Rënia ekstreme e temperaturave ka sjellë edhe ajrin tejet të pashëndetshëm në Prishtinë.

Aktualisht, matësi i Ambasadës Amerikane tregon nivelin ndotës prej 183 Ppm, përcjell Gazeta Blic.

Ky nivel është tejet i dëmshëm për njeriun.

-Advertisement-

Vlen të ritheksohet se çështja e ajrit të ndotur në kryeqytetin kosovar është ndër problematikat me të cilën prishtinasit përballen që një kohë të gjatë.

Shkaqe kryesore për këtë sipas vlerësimeve thuhen të jenë gazrat që lirohen nga veturat dhe djegia e qymyrit për ngrohje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri

Të tjera