Lifestyle

Ajo se kë e urreni varet se sa jeni inteligjent

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 23 February 2020

Sipas hulumtimeve të reja, edhe njerëzit me koeficient të lartë inteligjence dhe ata me koeficient të ulët, janë të prirë ndaj paragjykimeve dhe urrejtjes ndaj njerëzve të tjerë.

Dallimi është në atë që kë e urreni, kjo varet nga ajo se sa jeni të mençur, transmeton Telegrafi.

Psikologët socialë Mark Brandt dhe Jarret Crawford kanë analizuar 5.914 përgjigje, duke u përpjekur që të gjenin lidhjen midis aftësive kognitive dhe paragjykimeve.

-Advertisement-

Rezultatet janë këto. Njerëzit me aftësi të ulëta kognitive janë në gjendje të urrejnë njerëzit për shkak të racës, gjinisë apo orientimit seksual.

Te ata kjo tendencë është më shumë e shprehur sa më i ulët të jetë koeficienti i inteligjencës.

Te njerëzit të cilët kanë aftësi të larta kognitive, shanset për llojin e këtillë të paragjykimeve janë të kundërta në krahasim me inteligjencën e tyre.

Hulumtimi të cilin e bënë Brandt dhe Crawford ka konstatuar edhe dëshmitë e mëhershme që njerëzit me nivel të ulët të inteligjencës shohin qartë dallimet midis njerëzve, ata çdo gjë e radhisin në grupe dhe dallojnë kufij të qartë midis tyre.

Shembull i kësaj është synimi i paradokohshëm i Donald Trumpit që të ngrejë murin e përgjatë kufirit jugor të SHBA-së në mënyrë që të ndajë fizikisht njerëzit.

Këtë plan e kanë përkrahur ata të cilët tashmë në kokat e tyre shohin dallimin mendor midis meksikanëve dhe amerikanëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera