Sport

 Ajo se çfarë ka bërë klubi i Feronikelit sonte, nuk e ka bërë asnjëherë më parë

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 20 April 2019

KB Feronikeli ka arritur suksesin e shumëpritur, ngritjen në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi mposhti KB Vëllaznimin, me rezultat të thellë, 70:49.

Menaxhimi i mirë i klubit, rezultatet pozitive si dhe puna e palodhshme e lojtarëve, bënë që kjo ditë historike të arrihet.

Më i dalluari në radhët e Feronikelit, në ndeshjen e tretë finale të play-off, ishte Arti Hajdari, me 23 pikë, i ndjekur nga Mustafë Merovci me 8 pikë, e Janjeva me 7 sosh.

-Advertisement-

Ndërsa te KB Vëllaznimi, më i dalluari ishte Atik Koshi me 12 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera