Ajazi flet për kundërkandidatët në Drenas: Lladrovci është i dalë mode, Kiqina ka zgjedhur partinë e gabuar
Autori: H. Smajli
16:56 | 14 Shtator 2021
Driton Ajazi, kandidat për kryetar të Drenasit nga formacioni politik “Demokratët për Drenasin”, i cili deri para një muaji ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë qytet ka komentuar kundërkandidatët në garën për këtë komunë, për zgjedhjet e 17 tetorit.
Në një intervistë për Gazetën Infokus, Ajazi e ka filluar komentimin me kryetarin aktual, Ramiz Lladrovci.
Ai e ka quajtur atë si të dalë mode dhe si objekt talljeje.
Pra Ajazin nuk e tremb fare gara me Lladrovcin, shkruan Gazeta Infokus.
“Kryetari aktual është një figurë e dalur mode dhe gara e tij me mua qysh në start është e humbur e këtë e ka ditur edhe Partia Demokratike, mirëpo e ka shty përpara. Dhe për këtë arsye, ne duke mos u pajtuar atëherë si struktura të partisë, kemi formuar formacioni tonë politik “Demokratet për Drenasin”, sepse kryetari aktual nuk ka qenë kandidati që e ka përfaqësuar më së pari PDK-në dhe elektoratin e saj dhe prezantimi me të është humbje e madhe, qoftë për qytetarët e Drenasit, qoftë për vetë partinë. Si rezultat i saj ne të gjithë e dimë që kryetari aktual ka qenë objekt tallje në të gjithë Kosovën për batutat e tij se sa për ndonjë punë të mirë që e ka bërë për komunën e Drenasit. Kaq sa i përket figurës së tij”, ka thënë Ajazi.
Ndërsa ai ka komentuar përsëri njërin nga bashkë partiakët e tij që tani kandidon me Lëvizjen Vetëvendosje për kryetar komunë në këtë qytet dhe ka thënë se Fejzi Kiqina ka zgjedhur partinë e gabuar.
“Ndërsa kandidati tjetër Z. Kiqina është një kandidat i cili ka shku në partinë e gabuar sepse edhe ai ka qenë një ndër ne që kemi qenë pjesë e PDK-së bashkërisht deri para një muaji. Ai ka qenë njëri ndër anëtarët më të votuar të këshillit drejtues. Ai vazhdoj garën mirëpo e ka zgjedhur subjektin e gabuar që të vazhdojë garën dhe kjo është ajo që e penalizon. Po të ishte pjesë e aktiviteteve të përbashkëta që i kemi zhvilluar besoj që do të kishte një ekip edhe më të fuqishëm mirëpo ai ka zgjedhur subjektin e gabuar”, ka deklaruar Ajazi .
Dhe për fund kundërkandidatin tjetër i cili garon si kandidat i pavarur edhe në këto zgjedhje lokale, Xhavit Drenorin, ai e quan të “konsumuar politikisht”.
“Ndërsa sa i përket Xhavit Drenorit , ai ka qenë një aktivist i kahershëm. Nuk është pajtuar asnjëherë me keqqeverisjen që ka ndodhë në Drenas. Ai ka qenë mjaft i zëshëm- ka reaguar për situata të ndryshme mirëpo aktiviteti i tij politik është konsumuar për vetë faktin se ka qenë dy palë zgjedhje dhe ka bredhë nëpër subjekte të ndryshme dhe për këtë arsye ai, sipas mendimit tim është konsumuar politikisht’, ka përfunduar Ajazi.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor, ani pse u diskutua shtyrja e tyre, partitë politike opozitare pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani nuk e pranuan një gjë të tillë e megjithatë për shkak të situatës me COVID-19 propozuan zvogëlimin e ditëve tëfushatës.
Propozim ky i cili sot nuk u pranua nga Komisioni Qendror Zgjedhor, të cilët deklaruan se fushata është 10 ditë dhe nuk mund të ndryshohet vetëm në rast se bëhet ndryshimi i ligjit në Kuvendin i Kosovës./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
































