Sport

Air Cristiano

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 05 April 2018

Cristiano Ronaldo shënoi një nga golat më të mirë në karrierën e tij në Torino të martën në takimin kundër Juventusit, shkruan infokusi.

Goli i tij akrobatik ka bërë jehonë të madhe në mbarë botën sa që po krahasohet me ngulitjet e yllit të madh të basketbollit legjenden Michael Jordan.

Jordan ishte i gatshëm të provonte të gjitha veprimet e mundshme në basketboll  dhe nuk është harruar që nga ajo kohë, Ronaldos mund të ketë të njëjten të ardhme.

-Advertisement-

Lexo edhe: Ky është lojtari i javës në Ligën e Kampionëve

Ronaldo ka shënuar këtë gol i cili është si një krem mbi tortë pas një karriere fantastike.

Tifozët e Juve iu përgjigjën me duartrokitje të forta pas golit të shënuar pikrisht kundër skuadrës së tyre të zemrës.

Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve me 119 gola të shënuar, por ky gol më i fundit përmbledh madhështinë e tij dhe krahasimet me Jordanin.

Në vitin 1988 Jordan kishte treguar tashmë madhështinë e tij duke shënuar 63 pikë kundër Boston Celtics ku edhe zuri vendin e tij në histori me lëvizje fantastike në këtë mbrëmje.

Lexo edhe: Ja cilën skuadër e vizitoi Cristiano Ronaldo

Papritmas duket se Cristiano ka fituar një respekt të njejtë që shpesh ka qenë i mohuar për shkak të personalitetit të tij arrogantë.

“Nuk ka asgjë më të mirë se të jesh  këmbëngulës dhe të ruash besimin”, shkroi Fernando San Emeterio, lojtar i basketbollit në Valencia.

“Në fund, një gol historik dhe tifozët në Torino duartrokasin.”

Duhet të mësohet,  triumfi  këmbëngulës  dhe etika e punës.

Një ditë para ndeshjes ndaj Juventusit,  Ronaldo u mundua dhe e ushtroi një goditje të tillë në sencat stervitore  dhe ai po kërkonte një gol si ky gjatë gjithë karrierës së tij. Këtë edhe e arriti  kundër Juventusit.

“Unë kam dështuar dhe përsëri kam vazhduar me jetën time, dhe kjo është arsyeja pse unë kam pasur sukses “, ka thënë  Michael Jordan. /infokusi.com

Air Cristiano.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera