Lajme

Aida Dërguti, nënkryetare e jashtëligjshme

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 03 May 2018

Aida Dërguti është zgjedhur kundërligjshëm nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

Kështu së paku duket sipas rregullores së Kuvendit të Kosovës, shkruan Infokusi.com

Pavarësisht se emri i Dërgutit figuron në listën e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës nga Grupi i Deputetëve të Pavarur, emërimi i saj nuk është hedhur në votim.

-Advertisement-

E sipas rregullores së Kuvendit të Kosovë, neni 12 pika 3 thotë se  kandidatët për nënkryetar të Kuvendit zgjidhen me shumicë votash të deputetëve.

‘Kryesuesi i mbledhjes konstituive të legjislaturës kërkon nga tri grupet më të mëdha parlamentare ta propozojnë nga një kandidat për nënkryetarë të Kuvendit, të cilët zgjidhen me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit’.

Për pak minuta pritet të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën njëra nga pikat e rendit të ditë është edhe shkarkimi i nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërgutit.

Këtë pikë dite e ka propozuar Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, Grup nga i cili kohë më parë Dërguti dhe deputetë të tjerë dolën për të formuar Grupin e Deputetëve të Pavarur të Kosovës./INFOKUSI.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera