Lajme

Aida Dërguti: Cili është dallimi mes fjalës budallicë dhe budallallëqe?

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 15 April 2022

Ish-deputetja e PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Aida Dërguti ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sceçla në një konferencë për medie iu drejtua gazetares me arrogancë dhe nuk i dha përgjigje, por tha se “flet për budallallëqe”.

E Dërguti në postimin e saj në Facebook pyeti se ku ishte dallimi i fjalës budallicë dhe budallallëqe.

“Cili është dallimi mes fjalës budallicë dhe budallallëqe?”, ka shkruar ajo.Kjo pyetje vjen pasi ditë më parë edhe analisti Halil Matoshi e kishte quajtur “budallicë” ministen e Arsimit, Arbërie Nagavci, por më pas kishte kërkuar falje.Kujtojmë se Albulena Haxhiu kishte kërkuar që Matoshit të mos i jepet më hapësirë për pjesëmarrje në debate.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera