Lifestyle

Ai të tradhton? Ja si ta kuptoni

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 14 May 2017

Kur flitet për tradhtinë askush nuk mund të ketë siguri absolute por këto janë shenja të pagabueshme.

1- Në krevat është pak i tërhequr
Një prej alarmeve të para që të bënë të dyshosh për tradhtinë është fakti se ai është i tërhequr në krevat. Ndoshta është një tjetër që e bën të lodhet!

2- Nuk përgjigjet për orë të tëra në telefon
Mund të ndodhë që të mos e shohësh/ ta harrosh telefonin ndonjëherë, por nëse sistematikisht zhduket për orë të tëra pa dhënë justifikime të arsyeshme, atëherë jeni të lira të dyshoni.

-Advertisement-

3- Ka fjetur më një tjetër
Fjetja me një femër tjetër, edhe nëse ai betohet që ka qenë i pirë dhe bashkë me miqtë ka përfunduar në të njëjtin krevat pas një nate të tepruar me alkoolin, kjo është diçka serioze.

4- Miqtë e tij bëjnë batuta të çuditshme
Nëse miqtë e tij meshkuj e ngacmojnë me batuta të çuditshme dhe të pakuptueshme për gocat e tjera, atëherë mund të dyshoni.

5- Falja e tij është shumë pak e besueshme
Nëse kur i kërkoni llogari se ku ka qenë ai nisë të kërkoj falje por nuk duket i besueshëm, mendojeni tradhtinë si opsion të mundshëm.

6- Flet gjithmonë keq për një vajzë
Kur flet gjithmonë keq për një vajzë ka diçka që nuk shkon.

7- Kur është me ty shikon të tjerat
Disa ndoshta mund të thonë se është më mirë që t’i shohësh të tjerat në praninë tënde sesa prapa krahëve por një mashkull që nuk arrin të kushtojë vëmendje ty por sheh të tjerat nuk është aspak shenjë e mirë.

8 – Nervozohet kur dëgjon të flasin për tradhtinë
Kur hapni temën e tradhtisë edhe duke iu referuar miqve të përbashkët, ai nervozohet dhe kërkon të ndryshojë temën me çdo kusht nuk është shenjë e mirë.

9- Fshihet kur dërgon mesazhe
Dërgimi i një mesazhi nuk është krim, por ta dërgosh atë fshehurazi ka diçka që nuk shkon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera