Lajme

Ai që kritikoi zgjedhjen e Abdixhikut kryetar, tani e lavdëron: “Kishte fjalim të qëlluar mbrëmë”

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 03 April 2021

Ndonëse dha një sërë kritikash me zgjedhjen si kryetar të LDK-së, Naser Rugova duket se është zbutur ndaj Lumir Abdixhikut.

Ai ka përgëzuar kreun e LDK-së me fjalimin e mbrëmshëm në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Fjalimi i Lumirit në Kuvend ishte i drejtë dhe i qëlluar dhe unë, si anëtar i LDK-së dhe si delegat i Kuvendit të Përgjithshëm, e përkrah plotësisht. Shpresoj po ashtu ta ketë kuptuar se presioni mbi deputetët tanë ishte joparimor. Vetëm përkushtimi i sinqertë për bashkëpunim e dialog të brendshëm, dmth përafrimi i atyre që mendojnë ndryshe, e bën LDK-në faktor real dhe jo konstruktiviteti imagjinar që duket bukur në rrjete sociale dhe studio televizive.

Lumir, obligimin kryesor e ke ndaj anëtarësisë tënde, pastaj ndaj të tjerëve, prandaj puno e angazhohu për unifikim të vërtetë. LDK ka pësuar shumë nën udhëheqjen e atyre që kanë dashur të punojnë vetëm me servila dhe kanë përjashtuar ata që kanë menduar ndryshe. Mos shko hapave të tyre! Të jesh i sigurt se në punë të mira gjithnjë do të jemi me ty, e në ato të tjerat do të vazhdojmë të të sfidojmë pa menduar dy herë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera