Lajme

Ahmeti: Zjarrfikësit në Suharekë rrezikuan jetën për shpëtimin e një qeni

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 12 September 2018

Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti ka komentuar rastin e djeshëm të shpëtimit të një qeni të ngujuar në një gropë.

Ahmeti përmes një postimi në facebook ka shkruar se zjarrfikësit edhe në këtë rast kanë treguar se çfarë profesioni human kanë, shkruan gazeta inFokus.

“Sot, zjarrfikësit në Suharekë, shpëtuan një qen që kishte mbetur i ngujuar në një gropë. Zjarrfikësit edhe në këtë rast treguan se çfarë profesioni human kanë. Treguan profesionalizmin e tyre në punën që e kryejnë në Kosovë.”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ai po ashtu ka shkruar se zjarrfikësit rrezikojnë jetën e tyre jo vetëm për njerëz por edhe për shpëtimin e kafshëve.

“Gjithmonë të gatshëm jo vetëm për shpëtimin e jetës së njerëzve dhe pronave të tyre, por kur është nevoja duke i dalë në ndihmë edhe botës shtazore, madje duke rrezikuar edhe jetën e tyre.”, ka shkruar ai./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera