Lajme

Ahmeti: Zjarrfikësit, më të margjinalizuarit në shoqëri

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 24 October 2018

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë ka thënë se zjarrfikësit mbetën më të pa përkrahurit nga shteti.

“Shërbimi Zjarrfikës dhe Shpëtimit vazhdon të jetë sektori i sigurisë më i pa përkrahur nga shteti, institucionet por edhe i margjinalizuar nga shoqëria në Kosovë.”, ka shkruar ai.

Ndërsa ka shtuar se asnjë premtim që kanë marrë nuk është realizuar, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

“ Në vend që të gjithë të jenë falënderues dhe ti mbështesin zjarrfikësit që kanë zgjedhur këtë profesion kaq specifik, me kaq shumë sfida dhe në të njëjtën kohë krejtësisht human, kjo kategori e punëtorëve të sigurisë po vazhdon të injorohet dhe të mos trajtohet. Nga premtimet që i kanë marrë deri me tani për përmirësimin e gjendjes së tyre, as edhe një nuk është realizuar.”, ka shtuar ai.

Tahiri po ashtu ka shtuar se protesta e greva janë opsionet e vetme që ju kanë mbetur.

“Revolta dhe indinjata te kjo kategori e të punësuarve është në kulminacion. Greva dhe protestat nuk janë zgjedhje e duhur, por mostrajtimi adekuat dhe serioz i këtij mekanizmi, nuk ju lë shumë mundësi tjera.”, ka përfunduar ai.

Ndryshe Tahiti edhe kohë më parë ka kërkuar ngritur problemet zjarrfikëseve duke kërkuar që t’u paguhen orët shtesë njësoj si pjesëtarëve të Policisë së Kosovës/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera