Lajme

Ahmeti: VV me 30 deputetë në Kuvend, le ta harron dikush formimin e qeverisë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 01 June 2017

Askush s’ju beson ma premtimeve te LDK’s, se nuk kane me hy ne koalicion me PDK’n ma.

Keshtu ka thane ne Rrokum Roll te TV Rrokum, kryetari i Prishtines, Shpend Ahmeti.

Ndersa, per koalicionin PDK-AAK-NISMA thote se ky koalicion asht ba shume ma heret, e jo ne momentet e fundit qysh asht njoftue.

-Advertisement-

Simbas Ahmetit, Levizja Vetevendosja ka me qene faktor kyç ne skenen politike kosovare.

“VV asht i vetmi subjekt qe ka qendrim per çdo çashtje”, shprehet i pari i Prishtines, shkruen Rrokum.TV

Ai thote se i vetmi subjekt politik qe rritet vazhdimisht asht Vetevendosja.

“E kemi dyfishue numrin e votave”, thekson ai.

Lidhun me akuzat se VV nuk e njeh shtetin e Kosoves, Ahmeti thote se, keto jane propaganda te partive qe ishin ne pushtet.

“Keta jane vnuen fusnoten Republiken, e kane vjedh kete Republike”, thote ai, tue pyet se “kush qenka mbrojtes i Republikes”.

Sa i perket kandidimit te tij per deputet, Ahmeti thote se ma shume po flasin kundershtaret e tij per ate qe e quen ai, ‘djegien e tij’.

Simbas Ahmetit, edhe nderkombetaret kane nise me lexue programin e Vetevendosjes, sepse ata e dijne qe e ardhmja e Kosoves asht me kete parti.

Ahmeti shprehet se nuk asht i bindun qe Ramush Haradinaj ka me qene kryeminister i Kosoves, edhe nese i fiton zgjedhjet koalicioni PDK-AAK-NISMA.

Ai ne fund i fton qytetaret me dale sa ma shume ne zgjedhje, sepse qysh thote ai, nese e bajne kete, ka me ardhe ndryshimi per Kosoven.

“Ftoj edhe diasporen me ardhe ne numer te madh me votue, sepse mafia asht pakice, e qytetaret jane shumice”, perfundon Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera