Lajme

Ahmeti: Vetëvendosje dëshiron margjinalizimin e PSD-së

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 18 September 2018

Kryetari i PSD-së njëherësh kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se PSD-ja nuk ka marrë ftesë nga Vetëvendosje, dhe se ideja e tyre është për ta margjinalizuar subjektin e tij politikë.

Ahmeti, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se PSD nuk do të bëhet vagon i veprimeve të pamenduara dhe pa ndonjë strategji të caktuar.

“Mund të shkojmë në shtëpi edhe te Isa Mustafa, por edhe të ulemi me Vetëvendosjen për një bashkëpunim opozitar”, tha Ahmeti, përcjell Telegrafi.

-Advertisement-

Kryetari i PSD-së ka thënë se Hashim Thaçi nuk e ka as mbështetjen e subjekteve të koalicionit qeverisës.

Sipas Ahmetit, LDK ka përgjegjësi të madhe për zgjedhjen e Thaçit president.

“Kur ne protestonim, LDK vepronte për t’i siguruar votat. Nuk e di që sa herë duhet me të mashtrua dikush për t’i besuar përsëri”, tha ai.

Por, Ahmeti mendon se Kosova duhet të jetë unike përballë një Serbie me në krye Vuçiqin.

“Në këtë moment në duhet të diskutojmë për Kosovën, dhe të shohim cila është zgjidhja më e mirë”, tha Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera